Kompania

ERGOCERT ALBANIA është Degë e akredituar nga ESYD e Kompanisë së Huaj ERGOCERT HELLAS s.a, e regjistruar në Shqipëri.Trupa e kompanisë sonë është Organizëm i Notifikuar Europian (OEN), e publikuar në Buletinin Zyrtar të Komisionit Europian për kryerje të vlerësimeve të konformitetit dhe që aktualisht ushtron aktivitet në disa vende të BE -së dhe jashtë saj, me numër identifikues Ν.Β. 2421.

Trupa e ERGOCERT ALBANIA ka në dispozicion të saj, në cdo kohë, inspektorë të huaj të certifikuar, që kryejnë aktivitete të njëjta në vendet e BE-së.

ERGOCERT ALBANIA, nëpërmjet stafit të huaj, rekruton dhe trajnon inxhinierë shqiptarë të fushës, me qëllim marrjen e aftësive teknike dhe teknologjike të përditesuara, sipas standarteve të BE dhe të vendeve, ku kompania ushtron aktivitet.

Ne jemi i pari Organizëm i Notifikuar Europian (OEN) i regjistruar dhe i njohur për të vepruar në Shqipëri nga Komisioni Europian (si degë e kompanive të huaja OEN), referuar të dhënave të Komisionit Europian, si dhe i pari subjekt që ka kryer regjistrim si degë e kompanisë së huaj në Shqipëri, konform kërkesave të nenit 19 të Ligjit Shqiptar Nr.10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.

Ne jemi Organ i Miratuar (pra OEN/OM) nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, për vlerësimin e konformitetit për ashensorët sipas Ligjit Nr.10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe akteve nënligjorë në zbatim të tij (shiko nenin18 të ligjit).